Monday, November 12, 2012

Cfare eshte Bibla


BIBLA 

Bibla eshte nje liber i formuar nga disa libra te tjere te mbledhur sebashku. Ajo mund te shihet si nje liber qe tregon nje histori por, mund te shihet gjithashtu si nje liber qe tregon nje deshmi. Bibla permban shume ngjarje emocionuese dhe te treguara me mjeshtri. Gjithesesi, ajo eshte me shume se nje permbledhje ngjarjesh, te gjitha keto ngjarje sebashku tregojne temen kryesore te Bibles, qe eshte Perendia dhe se si Ai e ka zbuluar veten e tij per krijimin.

Bibla e fillon tregimin me Perendine qe krijoi qiejt dhe token, tregon mbi marredhenien qe Perendia ka me njeriun qe nga fillimi dhe deri ne fund te koherave.

Kjo histori qe tregon Bibla ndahet ne gjashte pjese:


Krijimi 

Perendia krijoi Universin nga hici, duke folur fjalen e Tij. Tek kapitulli i pare i Zanafilles tregohet se Perendia foli dhe ashtu u be.
Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë, dhe ja, ishte shumë mirë. Perndia krijoi gjithashtu njeriun dhe e vendosi te kujdesej per token dhe gjithcka ishte ne te. Tek kapitulli i pare i Zanafilles thuhet keshtu: "Perendia krijoi njeriun simbas shembëlltyrës se vet, simbas shembelltyres se Perendise; Ai krijoi mashkullin e femren. Dhe Perendia i bekoi; dhe Perendia u tha atyre: Te jeni te frytshem dhe shumezohuni, mbushni tokën e nenshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjte e qiellit dhe mbi çdo qenie qe leviz mbi toke".


Renia

Perendia i vendosi dy njerzit e pare, Adamin dhe Even, ne kopshtin e Edenit. Ata ishin te lire te jetonin aty dhe te gezonin gjithcka qe Perendia kishte krijuar per ta. I vetmi perjashtim ishte pema e njohjes se te mires dhe te se keqes. Adami dhe Eva e kishin te ndaluar te hanin frutin e asaj peme. Nese do te hanin nga ai frut ata me siguri do te vdisnin. Keshtu tha Perendia, Zanafilla 2:15-17.

Te tunduar nga nje gjarper qe fliste (misherimi i te ligut) dy njerzit e pare zgjodhen te mos i binden urdherimit te Perendise. Kur ata mekatuan, Perendia i largoi nga kopshti i Edenit dhe u ndaloi te hanin nga pema e jetes. Zanafilla 3: 22-24. Keshtu u krijua nje ndarje ndermjet Perendise dhe njeriut, si pasoje e mekatit. Kjo histori qe njihet si renia e njeriut eshte shume e rendesishme per te kuptuar Biblen, pasi ajo shpjegon qe njeriu ka humbur maredhenien me Perendine dhe e gjithe krijesa eshte prekur nga kjo. 


Izraeli

Wednesday, April 4, 2012

Mali i Ullinjve

Shume te dashur!

Mali i Ullinjve eshte nje vend shume i bukur ne Izrael! Olivet sic njihet ndryshe, eshte nje vargmal i ulet ne lindje te qytetit te vjeter te Jeruzalemit. Emrin e merr nga korijet e shumta e te njohura te ullishteve qe ndodhen aty prej shume shekujsh. Eshte nje vend i vecante ku ende mund te degjosh jehonen e ndodhive te shkuara qe kane patur ndikim te madh ne rrjedhen e historise. Ngjarje qe edhe sot frymezojne dhe motivojne shume njerez. Ai eshte paksa me i larte se Mali i Tempullit dhe prej aty mund te shohesh si ne pellembe te dores qytetin e vjeter te Jeruzalemit.  

Pas nje pervoje te vecante dhe frymezuese ne kete vend vendosem qe ta emertojme qendren me kete emer. Historite dhe simbolikat ne kete vend jane te shumta dhe mbreselenese per besimtarin. Ndersa ishte ne toke Jezus Krishti, Zoti yne, e frekuentoi shpesh kete vend. Fillimisht, rruga nga ku Jezusi hyri ne Jeruzalem hipur mbi nje kerric, kalonte neper malin e ullinjve. Kjo rruge vinte nga shkretetira dhe pasi kalonte mbi Malin e Ullinjve perpara hapej nje pamje e mrekullueshme e qytetit te paqes (Jeruzalem) dhe nje gjelberimi te harlisur. Kjo simbolizonte kalimin nga vdekja ne jete. Ne Malin e Ullinjve Jezusi qau dhe vajtoi per Jeruzalemin kur profetizoi shkaterrimin e qytetit. Ne Malin e Ullinjve ndodhet kopshti i getsemanit ku Jezusi djersiu gjak per shkak te agonise qe e priste. Getsemani do te thote "vend ku shtypen ullinjte" per te prodhuar vaj. Kjo simbolizon vajosjen me Frymen e Shenjte qe ne e kemi marre per shkak te vuajtjeve qe duroi Krishti. Mali i Ullinjve eshte vendi ku u arrestua Jezusi. Mali i Ullinjve eshte vendi ku Jezusi ju shfaq dishepujve pas ngjalljes dhe njekohesisht vendi ku Jezusi do te kthehet serish. Por ndonese jane te shumta arsyet se perse ku eshte nje vend i vecante ne toke, ne jemi vecanerisht te prekur nga fakti se ketu Jezusi terhiqej me dishepujt e Tij Ungjilli i Lukes 22:39 Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.


Ky eshte misioni i kesaj qendre te krishtere. Te jete nje vend ku dishepujt e Krishtit te mund te kalojne kohe me Zotin e tyre dhe te jetojne nje jete sipas vullnetit te Atij qe i dergoi.

Sunday, April 1, 2012

Bibloteka

Te dashur miq!

Nje nder programet e Qendres se Krishtere "Mali i Ullinjve" eshte Bibloteka. Ajo ka nje fond modest librash te krishtere ne gjuhen shqipe dhe ate angleze, si dhe libra te tjere nga autore klasike dhe te tjere me mak te njohur kryesisht ne gjuhen angleze.

Ju ftojme te gjitheve te beheni antare te kesaj bibloteke modeste dhe te shfrytezoni fondin tone te librave pa asnje kosto.